Privacy Policy

Kushtet e Përdorimit dhe të Privatësisë

Kur aksesoni platformën rrenjetemia.al dhe përdorni shërbimet tona ju pajtoheni me të gjitha këto kushte. Përdorimi i shërbimeve tona i nënshtrohet gjithashtu Politikës sonë të “Cookies” dhe të Privatësisë, e cila përmbanë mënyrën se si mbledhim, përdorim, ndajmë dhe ruajmë informacionin tuaj personal. Ju pranoni që duke duke hyrë dhe duke klikuar “Regjistrohuni” ju keni dhënë automatikisht pëlqimin paraprak për pranimin e këtyre kushteve kontraktore. Nëse dëshironi të përfundoni këtë kontratë, ju mund ta bëni këtë në çdo kohë duke mbyllur llogarinë tuaj dhe duke rreshtur së përdoruri shërbimet tona. Kjo kontratë vlen për Anëtarët dhe Vizitorët. Si Vizitor ose Anëtar i platformës sonë, mbledhja, përdorimi dhe ndarja e të dhënave tuaja personale i nënshtrohet kësaj Politike Privatësise (e cila përfshin edhe Politikën tonë të “Cookies”) sipas përditësimeve.

 

Shërbime

Kjo kontratë vlen për platformën rrenjetemia.al dhe informacione të tjera të lidhura me të, komunikimet dhe shërbimet e tjera në të cilat përcaktohet se ato ofrohen në bazë të kësaj kontrate. Përdoruesit e regjistruar të platformës sonë janë “Anëtarë” dhe përdoruesit e paregjistruar janë “Vizitorë”.

 

1.2 Anëtarët dhe Vizitorët

Kur regjistroheni dhe aksesoni shërbimet e promovimit të platformes, ju bëheni Anëtar. Nëse keni zgjedhur të mos regjistroheni në platformë por vetëm të aksesoni informacionet që ju interesojne ju e përdorni platformën si “Vizitor”.

 

1.3 Ndryshimet

Krijuesit e platformës kanë të drejtë të modifikojnë herë pas here këtë kontratë, Politikën e Privatësisë dhe të Cookies. Nëse bëjmë ndryshime materiale në të, ne do t’ju njoftojmë përmes komunikimeve tona për t’ju dhënë mundësinë për të rishikuar ndryshimet paraprakisht. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i platformës sonë pasi t’ju njoftojmë në lidhje me ndryshimet tona, do të konsiderohet si pranim i kushteve të përditësuara që nga data e tyre e efektshmërisë.

 

  1. Detyrimet

 

2.1 Ligjshmëria e Përdorimit të platformës rrenjetemia.al

Ju keni të drejtë të hyni në këtë kontratë nëse plotësoni kriterin e moshës minimale të vendosur nga ne, 14 vjeç. Shërbimet tona nuk mund të përdoren nga persona nën moshën 14 vjeç.

Për të përdorur shërbimet, ju pranoni që: (1) duhet të keni përmbushur së paku kriterin e moshës minimale të vendosur nga ne; (2) do të keni vetëm një llogari në platformën tonë, e cila duhet të jetë në emrin tuaj të vërtetë. Krijimi i një llogarie me informacion të rremë është një shkelje e kushteve tona, përfshirë llogaritë e regjistruara në emër të të tjerëve ose personave nën moshën 14 vjeç.

 

2.2 Llogaria juaj

Anëtarët zotërojnë llogaritë e tyre dhe fjalëkalimi mbahet sekret nga secili. Ju pranoni të: (1) përdorni një fjalëkalim të fortë dhe ta mbani atë konfidencial; (2) të mos transferoni asnjë pjesë të llogarisë tuaj (p.sh. kontaktet) dhe (3) ndiqni ligjin dhe rregullat tona të përdorimit. Ju jeni përgjegjës për çdo gjë që ndodh përmes llogarisë tuaj nëse nuk e mbyllni atë ose raportoni keqpërdorime.

 

Të dhënat personale

Në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të dhënat personale ruhen në sistemin e platformës ekskluzivisht me lejen e përdoruesit dhe në kuadër të nevojës për funksionimin e platformës dhe shërbimeve të saj të promovimit. Duke plotësuar të dhënat e tij për identifikim dhe krijuar llogarinë përkatëse në platformë, përdoruesi pajtohet me kushtet e përdorimit të portalit dhe jep pëlqimin që të dhënat personale do të përpunohen dhe ruhen në sistemin informatik të platformës. Detajet e ruajtura në platformë do të ruhen dhe përpunohen nga administratori i saj dhe ofruesit e shërbimit përkatës ekskluzivisht për qëllime të ofrimit të shërbimit.

 

Të dhënat teknike

Konsiderohen si detaje teknike të dhënat e mëposhtme:

  1. Adresa IP e përdoruesit;
  2. Identifikimi i web-browser të përdoruesit
  3. URL-në e web-faqes që i adresohet platformës;
  4. Faqen URL të platformës, të cilit përdoruesi i është adresuar;
  5. Emrin dhe mbiemrin dhe të dhëna të tjera personale;

 

E drejta e autorit

Në përputhje me ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”:

  1. Lejohen referenca të detajuara për të gjithë materialet dhe shërbimet e platformës; në rastin e një reference të gabuar, administratorët përgjegjës për përmbajtjen e portalit dhe autorët do të kenë të drejtë të kërkojnë heqjen e referencës ose ndryshimin e saj.
  2. Lejohet riprodhimi i pjesshëm dhe/ose i plotë i informacionit të portalit, me kusht që të respektohet integriteti i informacioneve dhe të mos ndryshohet as kuptimi, as rëndësia, as zbatimi i tyre si dhe të përcaktohet burimi dhe data e publikimit.
  3. Riprodhimet për qëllime komerciale ose reklamuese nuk do të lejohen, përveç përjashtimeve.

 

Legjislacioni mbi krimin kibernetik

Shqipëria ka ratifikuar që prej vitit 2002 Konventën për Krimin në Fushën e Kibernetikës. Konventa aktuale është e nevojshme për të frenuar veprimet e drejtuara kundër konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë të sistemeve kompjuterike, rrjeteve dhe të dhënave kompjuterike, sikurse dhe keqpërdorimit të këtyre sistemeve, rrjeteve dhe të dhënave, nëpërmjet sigurimit që kjo veprimtari e tillë të kriminalizohet, sikurse përshkruhet në këtë Konventë, dhe nëpërmjet krijimit të forcave të mjaftueshme për luftimin efektiv të këtyre veprave kriminale, duke lehtësuar zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre veprave penale në të dyja nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke siguruar marrëveshjet për bashkëpunim ndërkombëtar të shpejtë dhe të besueshëm.

 

2.3 Pagesa

Platforma rrenjetemia.al ofrohet pa pagesë për Anëtarët dhe Vizitorët.

 

2.4 Njoftimet dhe Mesazhet

Ju pranoni që do t’ju dërgojmë njoftime dhe mesazhe në mënyrat e mëposhtme: (1) brenda platformës, ose (2) nëpërmjet të kontaktit që na keni dhënë (p.sh., email, numër celulari). Ju pranoni të mbani informacionet e kontaktit tuaj të përditësuar.

 

2.5 Ndarja e informacionit

Kur ndani informacione mbi platformën tonë, të tjerët mund ta shohin, kopjojnë dhe përdorin atë informacion. Platforma lejon postimet tek profili juaj të karakterit promovues me fokus krijimtarinë tuaj artistike zejtare, informacione në lidhje me eventet ne fushën e artit dhe kulturës si edhe lajmërimet për to. Informacioni dhe përmbajtja që ndani ose postoni mund të shihet nga Anëtarët e tjerë të platformës dhe Vizitorët. Ne nuk jemi të detyruar t’i publikojmë këto komunikime në platformën tonë (me ose pa paralajmërim).