Panair virtual “Rrënjët e mia-Kulturë 360”

Panair virtual

“Rrënjët e mia-Kulturë 360”.

Jo të gjithë artistët zejtarë kanë mundësinë të ekspozojnë krijimet e tyre. Jo të gjithë munden të gjejnë tregun e duhur dhe të ekonomizojnë kënaqshëm punën dhe lodhjen e tyre. Vendi ynë, sikurse i gjithë globi përjetoi eksperiencën e vështirë të bashkëjetesës dhe mbijetesës me pandeminë Covid-19. Por ndikimi i saj në kategorinë e krijuesve të artit në përgjithësi dhe artizanatit në veçanti ishe sa negativ në promovim po aq pozitiv në krijimtari. Për ti ardhur në ndihmë promovimit të kësaj krijimtarie, Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë krijoi platformën web rrenjetemia.al dedikuar ekspozimit të të gjitha krijimtarive të kategorive të artizanatit. Një vëmendje e posaçme në ndërtimin e kësaj platforme i është kushtuar automatizimit të mënyrës së ekspozimit virtual të produkteve artizanale të krijuara me metodat tradicionale por edhe krijimtaritë artizanale të përcjella në formë bashkëkohore.

Dëshironi të promovoni krijimtarinë tuaj në fushën e zejtarisë tradicionale? Dëshironi që punët tuaja të kenë shikueshmëri më të lartë? Dëshironi të prezantoni objektet artizanale që keni krijuar por që nuk keni mundur ti prezantoni për shumë e shumë arsye? Dëshironi që krijimtaria juaj të promovohet përtej kufijve? Jeni në vendin e duhur.

Anëtarësohuni dhe krijoni llogarinë tuaj në rrenjetemia.al dhe portofoli juaj do të bëhet pjesë integrale e panairit virtual “Rrënjët e mia-Kulturë 360”.

Merrni pjesë në panairin virtual “Rrënjët e mia-Kulturë 360”, ekspozita më e madhe virtuale e punimeve origjinale tradicionale të zejtarisë shqiptare.

This page is restricted. Please Log in / Register to view this page.