Eduart Gjopalaj, skulptori autodidakt i drurit, ka lindur në Lezhë, Shqipëri në vitin 1978. Në fillim të viteve ’90, kur ai ishte vetëm14 vjeç, emigroi në Greqi dhe u vendos në ishullin e Santorinit nga ku filloi rrugëtimin në fushën e gdhendjes së drurit, së pari si ndihmës në një punishte druri. Karakteristikat mistike dhe unike të drurit, material natyral dhe i gjallë, e mahnitën Eduartin dhe e shndërruan punën në një pasion. Karakteristikat e veçanta të drurëve si nuancat e ngjyrve, fortësia, rrathët apo shenjat janë ato që e udhëheqin dhe frymëzojnë Eduartin të sjellë në jetë idetë e tij krijuese. Tematika e punimeve të tij është e larmishme duke filluar nga klasikja, moderne, abstrakte madje dhe fetare. Eduart Gjopalaj drejton 3 njësi tregtare të punimeve ne dru te cilat vizitohen përgjatë gjithë vitit nga turistë nga e gjithë bota.
Për më shumë informacion klikoni: https://www.facebook.com/gjopalajeduart/
http://www.eduartgjopalaj.com/
Tel: +30 2286 032187
Cel: +30 694243 9225
E-mail: [email protected]
Adresa: Kamari, Santorini, Greqi
Shto komente