Slide

Rrenjet e mia-Kulture 360

Projekt: “Rrënjët e mia-Kulturë 360”
Periudha e zbatimit: 1 prill 2021-31 korrik 2021
Bashkëfinancuar me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, nëpërmjet zbatimit të projektit “Rrënjët e mia-Kulturë 360”, bashkëfinancim i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, synon të promovojë trashëgiminë kulturore shqiptare nëpërmjet dimensioneve të reja të komunikimit dhe prezantimit që ofron teknologjia e informacionit.

Aktivitetet e këtij projekti kanë si qëllim të minimizojnë dhe zbehin distancat fizike të krijuara në kushtet e pandemisë Covid-19, të gjallërojnë krijimtarinë artistike, kryesisht atë tradicionale, të krijojnë një mjedis promovues dhe bashkëpunimi aktiv midis bizneseve të artizanatit vendas dhe atyre në diasporë, të evidentojnë fuqinë e artizanatit shqiptar për të sfiduar kohën dhe ruajtur origjinalitetin pavarësisht rrethanave si edhe të nxisin përfshirjen e brezave të rinj në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave tradicionale të origjinës së tyre përtej kufijve gjeografikë.

Ftohen të gjithë artizanët vendas dhe ata në diasporë, të cilët kanë trashëguar, ruajtur, kultivuar artistikisht zanatin nga vendi i origjinës dhe mbartur atë edhe në shoqëritë pritëse ku ata jetojnë, të bëhen pjesë aktive e këtij projekti duke u anëtarësuar dhe krijuar profilet individuale ku mund të shpalosin vlerat e krijimtarisë së tyre. Së bashku të promovojmë vlerat e traditës sonë kulturore kombëtare

Brandi Yne

Shqipëria është e njohur për një traditë të pasur të krijimtarisë zejtare me vlera të çmuara historike, artistike dhe njerëzore që përcjellin origjinalitetin e një identiteti të veçantë.

Arti i zejtarisë shqiptare është krijuar dhe trashëguar prej shekujsh nga mjeshtrit popullorë, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumëllojshmërinë e tij, numrin e madh të ekzemplarëve dhe relikeve si edhe paraqitjen estetike të tyre.

PANAIR VIRTUAL “RRËNJËT E MIA-KULTURË 360”

Anëtarësohuni dhe krijoni llogarinë tuaj në rrenjetemia.al dhe portofoli juaj do të bëhet pjesë integrale e panairit virtual “Rrënjët e mia-Kulturë 360”.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare nëpërmjet platformës së dedikuar për artizanatin ka krijuar hapësirën e ekspozimit virtual të produkteve artizanale të krijuara me metodat tradicionale por edhe krijimtaritë artizanale të përcjella në formë bashkëkohore.

Merrni pjesë në panairin virtual “Rrënjët e mia-Kulturë 360”, ekspozita më e madhe virtuale e punimeve origjinale tradicionale të zejtarisë shqiptare.

    logo-1.png
    logo-2.png
    logo-3.png
    logo-4.png
    logo-5.png
    logo-6.png
    logo-7.png